Google ADS

Kryeqyteti amerikan njofton vdekjen e parë nga Covid-19

14:55 | 21 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeqyteti amerikan njoftoi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi në kohën kur SHBA përpiqet të frenojë përhapjen e virusit brenda kufijve të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga distrikti Columbia në Washington përmes një deklarate njoftojnë se viktima është një mashkull 59-vjeçar që u pranua në spital javën e kaluar me një kollë dhe temperaturë, ndërsa më pas rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit.

Duke mos dhënë të dhëna të specifikuara, kryetarja e distriktit Muriel Bowser tha se pacienti gjithashtu kishte edhe “gjendje të vështirësuar shëndetësore”.

“Me pikëllim të madh njoftojmë për një vdekje tragjike dhe, në emër të banorëve tanë, unë ndaj dashurinë dhe ngushëllimet tona me familjen dhe miqtë e pacientit”, tha Bowser.

“Si komunitet, ne duhet të vazhdojmë ta mbështesim njëri-tjetrin gjatë këtyre kohërave të pasigurta. Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre në mënyrë që të mund të ndërpresim përhapjen dhe të mbrojmë familjet, miqtë dhe fqinjët tanë”, shtoi ajo.

Sipas raportit të përpiluar nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimore, Maryland, ka mbi 14.600 raste të konfirmuara të koronavirusit në SHBA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme