Google ADS

Mbi 11 mijë të vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën

12:40 | 21 Mars 2020
Arbresh.info

Në të gjithë botën ka tejkaluar 11 mijë numri i personave që kanë vdekur për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e internetit “Worldometer” ku përditësohen të dhënat lidhur me rastet e reja në vendet dhe rajonet ku është përhapur Covid-19, ka përditësuar në 11.417 numrin e personave që kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas të dhënave thuhet se Italia është renditur si vendi i parë ku “kanë vdekur më shumë persona” nga koronavirusi me 4.032 vdekje.

Pas Italisë, në vendin e dytë renditet Kina ku është shfaqur epidemia Covid-19 dhe në të cilën janë shënuar 3.255 vdekje.

Ndërkohë, Irani renditet si vendi i tretë me më shumë vdekje ku për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën 1.433 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme