Google ADS

Këshilltari i presidentit, Apostolovës: Përkraheni Kosovën njëjtë si Serbinë, me vepra e jo me fjalë

11:35 | 21 Mars 2020
Arbresh.info

Artan Behrami, këshilltari i presidentit të vendit Hashim Thaçi ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian i cili ka marrë vendim të ndajë 7.5 milionë euro për Serbinë shkaku i coronavirusit.

Behrami përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se derisa BE-ja fjalët i shndërron në vepra në Serbi, në Kosovë si gjithmonë veprat i zëvendëson me pretime të thata.

“Serbia ju shantazhon gjithmonë përmes kartës ruse, prandaj edhe po e mbështetni. Moto e re e BE-së: “United in Discrimination”,ka shkruar Behrami.

Postimi i plotë:

Bashkimi Evropian ka vendosur që të ndajë 7.5 milionë euro për Serbinë, për ta përballuar më lehtë luftën kundër virusit COVID-19. Në javën e ardhshme, aeroplanë plot me pajisje medicionale do të arrijnë në Beograd. “BE-ja gjithmonë me Serbinë në kohën e nevojshme. Vepra, jo fjalë”. Këto ishin fjalët e ambasadorit të BE-së në Beograd, Sem Fabrizi.

Derisa BE-ja fjalët i shndërron në vepra në Serbi, në Kosovë si gjithmonë veprat i zëvendëson me premtime të thata.
Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, krejt çfarë i ofron Kosovës janë disa lëvdata për Ministrinë e Shëndetësisë.

Arben Vitia padyshim që është ministri më i mirë në kabinetin e Kurtit. Por, ambasadore, edhe ne kemi nevojë për mbështetje me pajisje medicionale. Edhe personelit shëndetësor, edhe ekipeve që po ballafaqohen nga afër me këtë pandemi, u nevojiten pajisje mbrojtëse, prandaj përkraheni edhe Kosovën njëjtë si Serbinë. Me vepra, jo me fjalë.

Serbia ju shantazhon gjithmonë përmes kartës ruse, prandaj edhe po e mbështetni

Moto e re e BE-së: “United in Discrimination”. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/artan.behrami/posts/10158070887068149

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme