Mbyllen parqet, policia kujdeset që askush të mos hyjë

11:07 | 21 Mars 2020
Arbresh.info

Ka nisur zbatimi i mbylljes së parqeve në gjithë Republikën e Kosovës për shkak të koronavirusit të ri COVID-19.

Këtë vendim e mori Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00, shkruan portali arbresh.info.

Ndërkohë në adresë të portalit arbresh.info janë dërguar disa foto ku shihet parku i qytetit i mbyllur, ndërsa bëhet e ditur se edhe policia ishte e pranishme.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia,  ka njoftuar se  në kuadër të masave të reja të ndërmarra në luftën kundër koronavirusit, që nga dita e nesërme, nuk do të lejohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe jashtë për t’u marrë me vete.

Në Kosovë janë të konfirmuara 24 raste me koronavirus, për të cilët thuhet se janë në gjendje stabile./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme