Qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të marrin dënime nga Prokuroria Publike për shkeljen e izolimit në vend, ndërsa dënimet janë mjaft të larta ato sillen prej 2.000 në 4.500 euro.
Por, a do të jenë këto dënime të mjaftueshme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm dhe të ndjekin rekomandimet?
A do të ndihmohet në zgjidhjen e këtij problemi, masa e fundit që morri qeveri mbrëmë fletë për “të gjithë personat që nuk respektojnë masën e vetë-izolimit duhet të vendosen në karantinë shtetërore dhe të merren masa të duhura kundër tyre dhe kostot e kohës së qëndrimit në karantinën shtetërore do të përballohet nga ata që nuk respektojnë këtë masë”.
Kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të përgatisë një dekret të përshtatshëm me forcën e ligjit që do të standardizojë me ligj të gjithë procedurën për zbatimin e karantinës shtetërore.
Përndryshe, Prokuroria Publike ka propozuar të dënohen gjithsej 45 persona në Maqedoni për mosrespektim të masave të izolimit, të cilat janë miratuar për të parandaluar përhapjen e coronavirusit prej 17 deri në 20 mars.
KRU “Prishtina” njofton se edhe sot do të ketë intervenime n...
Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e ri të pullav...
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...