Google ADS

SHBA ndihmon Shqipërinë për koronavirusin, Kosova nën sanksione

00:25 | 21 Mars 2020
Trina Galanxhi

Si duket Kosova nuk do të jetë pse e ndihmës amerikane as këtë herë, kjo vije pasi SHBA ka vendosur sanksione ndaj Kosovës për shkak që Qeveria Kurti nuk po e largon taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka njoftuar se SHBA është zotuar se do të japë 100 milionë dollarë për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera të prekura nga COVID-19, por nuk është përmendur edhe Kosova.

“SHBA ka premtuar se do të japë deri në 100 milion dollarë për të ndihmuar miqtë si #Albania & të tjerët për të luftuar # COVID19. Kjo bazohet në një ndihmë më të gjerë që ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do ta kapërcejmë këtë bashkë – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë!. shprehet ajo në një postim në Twitter./zyrtare/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme