Rexhep Selimi ka folur në lidhje me mbajtjen e seancës së mocionit të votëbesimit.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se duhet të pyetet Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se a ka kushte për t’u mbajtur seanca për t’u votuar mocioni i votëbesimit.
E kjo për shkak të pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi.
“Duhet të pyetet IKSHPK nëse ka kushte për t’u mbajtur seanca për t’u votuar mocioni i votëbesimit”, është shprehur Selimi.
Gjithashtu, të njejtën kërkesë e ka thënë sot edhe Fatmire Kollçaku nga Vetëvendosje.
Tutje, Selimi ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rol kyç në përgatitjen e planit për rpishjen e koalicionit qeverisës në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Po, presidenti ka rol kyç në përgatitjen e planit. Plan që ka qenë fillimisht të mos ndodhë koalicioni, e pasi ndodhi koalicioni u shndërrua në tendencë për ta prishur koalicionin qeverisës”, është shprehur Selimi.
Por, Selimi nuk la pa e fajësuar edhe LDK’në për prishjen e koalicionit.
“Ky plan i Thaçit nuk do të realizohej pa gatishmërinë e aktorëve të tjerë, pa gatishmërinë e LDK’së nuk do të realizohej plani i tij”, shtoi Selimi
Prishja e koalicionit erdhi si rezultat shkarkimit të minsitrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliut, nga kryeministri Albin Kurti, pasiqë sipas tij, Veliu kishte përhapur panik në opinion lidhur me situatën aktuale të koronavirusit, dhe njëkohësisht kishte përkrahur propozimin e presidentit Thaçi për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Tutje, LDK’ja vendosi që pas këtij shkarkimi ta prishë koalicionin qeverisës duke ngritur mocion votëbesimi në Kuvend kundër Qeverisë Kurti./orainfo/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...