Google ADS

Vazo e lashtë kineze shitet për 7 milion dollarë

21:26 | 2 Mars 2015
Arbresh.info

 

Një vazo kineze e cila është 700 vjeçare pritet të arrijë çmimin prej mbi 7.7 milion dollarë, në një ankand në qytetin kinez të Hong Kongut. Kjo vazo është pjesë e koleksionit të dinastisë Sung, e njohur për një sërë enësh qeramike që datojnë prej 900 vjetësh. Enët e shitura nga kjo epokë, kanë vendosur gjithnjë rekord botëror. Ekspertët që vlerësuan vazon thonë se ajo është e rrallë dhe punimi i saj është vërtet i vështirë.

“Kjo vazo tërheqëse dhe e bukur ka qenë shumë e vështirë për ta përpunuar në kohën e dinastisë së Sungut. Kështu që është shumë e komplikuar teknikisht për të krijuar diçka të tillë”, tha Julian King, specialist ndërkombëtar arti.

Vazoja e cila është origjinale, e krijuar posaçërisht për oborrin e perandorit, pritet të jetë një sfidë për koleksionistët. Ajo do të ekspozohet në ankand.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme