Pas tre ditëve negociata në nivel ambasadorësh ndërmjet vendeve anëtare, sot vonë është arritur pëlqimi parimor në Bashkimin Evropian për dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë javën e ardhshme.
Sipas AIM, edhe krahas krizës dramatike përgjatë së cilës kalon BE-ja këto javë me coronavirusin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut qëndruan në agjendën e lartë këtë javë.
Ambasadorët u takuan përsëri sot dhe gjatë gjithë pasdites biseduan për këtë pikë.
Sipas burimeve të AIM në Këshillin e BE-së, sonte është arritur pëlqimi parimor për pakon gjithëpërfshirëse, gjegjësisht metodologjisë së shqyrtuar për negociatat për anëtarësim me Shkupin dhe Tiranën, por diplomatët paralajmërojnë se saga ende nuk ka përfunduar.
Pengesë kryesore tani është Greqia e cila ka kërkesa të posaçme për mbrojtjen e pronave të pakicës greke në Shqipëri. Diplomatët në Bruksel thonë se “sa i përket fotografisë së madhe, kjo është punë e vogël e cila mund të zgjidhet”, por theksojnë se duhet të kemi kujdes dhe se “asgjë nuk është dakorduar derisa gjithçka nuk është dakorduar”.
Pritet që ambasadorët në konsultime me qeveritë e tyre këtë fundjavë të vazhdojnë të punojnë në harmonizimin e qëndrimeve dhe të fjalorit të përfundimeve, thonë diplomatët për MIA-n. Qëllimi është që deri të martën, kur do të mbahet këshilli i ministrave në të cilin do të sillet vendimi formal, dallimet të drejtohen.
Informacionet të cilat u paraqitën në opinion se takimi ose vendimi për negociata do të shtyhen i mohojnë në Bruksel, dhe shtojnë se bëhet fjalë për çështje procedurale në lidhje me formatin e takimeve në kushte të krizës sanitare me coronavirusin.
Ministrat e Punëve të Jashtme duhet të realizojnë konferencë me videolidhje të martën. Ky tip i konferencave nuk janë ideale për negociata ndërmjet vendeve anëtare, sqarojnë diplomatët, por nuk është pengesë për miratimin e përfundimeve për fillimin e negociatave nëse deri atëherë arrihet konsensus i plotë.
Është e paqartë gjithashtu edhe se çështja a do të gjendet në rend dite të shefave të shteteve dhe qeverive të enjten dhe të premten kur do të mbahet Këshilli Evropian përmes videothirrjes.
Pëlqimi i liderëve nuk është obligim ligjor, por është me rëndësi politike për shkak të ndjeshmërisë së temës.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...