Dje, qytetarët që erdhën nga Stambolli në aeroportin e Prshtinës, janë mbyllur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, për shkak të gjendjes alarmante të përhapjes së COVID-19.
Mes tyre ishte edhe Robert Berisha, i cili fillimisht u ankua dhe bëri panikë për kushtet që janë në konvikte, shkruan portali arbresh.info
Por, si duket këngëtari sot ka ndryshuar mendje pasi që ka kërkuar falje për reagimin e tij duke sqaruar situatën emocionale në të cilën ndodhej pas kthimit në Kosovë.
“Në ditën e parë na është dukur keq, normal kemi qenë nervoz, sepse nuk kemi qenë të informuar se do të na sjellin këtu”.
“Kam qenë dy javë ditë rrugëve dhe mezi prisja të shkoj në shtëpi. Normalisht, edhe ia nisëm pak të bëhemi nervoz dhe kërkoj falje përmes juve publikisht”, ka thënë Roberti.
Ndryshe, bashkë me Robertin në Qendrën e Studentëve është edhe menxheri i Taynës, Rinor Hykolli./ arbresh.info/
Kievi thotë se Rusia ia ka kthyer trupat e 563 ushtarëve
50% e të nominuarve për deputetë nga LDK-ja në Prishtinë, ja...
Shifra të çmendura: Është llogaritur se sa fiton Neymar me ç...
Pamje nga një lum në Gjilan, Aliu thotë se po pastrohet e po...
Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së vizituan ushtrimin fushor ...
Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së, do të...