Thomas Tuchel mund të fitojë sërish kampionatin në Francë, por nuk e ka të sigurt qëndrimin te Paris Saint Germain.
Kjo pasi sipas medieve franceze të afërta me klubin, janë yjet e ekipit që nuk e duan.
Neymar, Kylian Mbappe, Edinson Cavani e së fundi Mauro Icardi, nuk kanë pasur kohë pas kohe marrdhënje të mira me trajnerin duke kërkuar edhe shkarkimin e tij.
Klubi është duke punuar që të gjejë pasardhësin e tij, pas mbylljes së këtij kampionati, që ka mbetur pezull shkaku i coronavirusit.
Massimiliano Allegrit është në radarin e PSG-së dhe nuk është i angazhuar në ndonjë klub.
Allegri gjatë kësaj periudhe po studion gjuhën angleze dhe ka qenë i lidhur me disa klube angleze.
Leonardo n anën tjetër e pëlqen shumë ish-trajnerin e Juventusit.
PSG dhe Allegri kanë nisur kontaktet e para dhe mundësitë janë të mëdha që ai të ulet në stolin e kampionëve të Francës në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës