Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot është pyetur në lidhje me atë se si janë infektuar pacientët, që deri tani janë shtruar në spital.
Ai tha se të gjithë pacientët janë sëmurë pas kontaktit që kanë pasur me persona të infektuar, ose bartës të virusit në inkubacion.
“Për momentin të gjitha informacionet që i kemi për pacientët, tregojnë se kanë pasur kontakte me persona të sëmurë ose persona që nuk kanë qenë të infektuar, por bartës në fazën e inkubacionit. Në vendin tonë nuk ka të regjistruar të ashtuquajtur “pikë të nxehtë autentike”. Për të gjithë ka të dhëna se kanë qenë në kontakt me ndonjë të sëmurë”, tha Filipçe.
Mosha mesatare e 19 rasteve të fundit, nëse merret parasysh edhe 4-vjeçarja, sipas Filipçes është 40 vjeçare.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet