Anëtari i Kuvendit të Komunës së Podujevës, Fitim Muçolli ka kërkuar që shtëpitë që u bënë strehë për qytetarët e Kosovës në kohë lufte të shndërrohen në muze.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se sot ka vituar një prej tyre, në fshatin Turiçicë të kësaj komune, shkruan arbresh.info.
Muçolli ka shtuar gjithashtu se të tilla shtëpi janë simbol i fitores së popullit të Kosovës.
“21 vite me parë, në pranverën e 1999-es kjo shtëpi në fshatin Turiçicë ishte bërë strehë për mua dhe familjen time, teksa në Kosovë po zhvillohej luftë mes Ushtrisë Çlirimare të Kosovës dhe forcave policore e ushtarake serbe.
Shtëpitë si kjo nuk duhet lënë të shkatërrohen, me qindra të tilla anë e mbanë vendit e që janë simbol i fitores së popullit të Kosovës duhet ruajtur e shndërruar në muze”, ka shkruar ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?