Sipas të gjitha gjasave, Rakitic po luan sezonin e fundit në Barcelonë
Ivan Rakitic ka shijuar gjashtë vite të suksesshme në Camp Nou, që kur u transferua për 18 milionë euro nga Sevilla, duke ndihmuar Barcelonën të fitojë katër trofe të La Ligës, Champions Leaguen dhe shumë trofe tjerë.
Sido që të jetë, duket se po i vjen fundi aventurës së tij me katalunasit.
Lojtari është zgjedhja e pestë këtë sezon, Frenkie de Jong, Sergio Busquets, Arthur dhe Arturo Vidal kanë luajtur më shumë minuta dhe rrol më të rëndësishëm se 32 vjeçari që duket se po e mendon largimin,
Madje raportohet nga Spanja se Barcelona tashmë është e gatshme të heqë dorë nga kroati.
Barca kërkon 20 milionë euro për të lënë të lirë Rakiticin që lidhet me një rikthim te Sevilla, derisa kërkohet edhe nga Interi dhe Juventusi. /Gazeta Express/
Share Now
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...