Astrit Rexhepi nga VV, bën thirrje për puç ushtarak ndaj Hashim Thaçit

Astrit Rexhepi
18:15 | 20 Mars 2020
Arditë Shkodra

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Rexhepi, mbrëmë ka bërë thirrje për grushtet ushtarak. Ka thënë se kjo është mënyra e vetme për “t’i qrrënjosur horrat e LDK-së”.

“Për mendimin tim, tani është momenti ideal për grushtet ushtarak! MPB-Vetëvendosje, FSK-Anton Quni (personi ideal kundër Thaçit)! Mënyra e vetme për të i qrrënjosur përfundimisht HORRAT e LDK&Co!”, ka shkruar Rexhepi.

Rexhepi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje më 4 shtator të vitit të kaluar. Për anëtarësimin e tij në VV, kishte njoftuar edhe Kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme