Google ADS

Miriam Cani ndan portretin më të bukur familjar

18:03 | 20 Mars 2020
A. B.

Miriam Cani dhe Alban Skenderaj, janë çifti më i njohur për të cilët nuk flitet shpesh për jetën e tyre private.

Ata kishin një lidhje të gjatë së bashku të cilën e kurorëzuan me martesë, ndërsa në muajin janar janë bërë edhe prindër për herë të dytë, shkruan portali arbresh.info

Ishte Miriami e cila ka publikuar portretin familjar ku i është shtuar edhe një anëtar i ri, kjo është fotoja e parë familja Skenderaj shfaqet si katër anëtarët e saj.

“Dashuria është çelësi i çdo porte. Të rrimë në shtëpi për njëri-tjetrin”- ka shkruar në mbishkrimi e kësaj fotografie të bukur.

Albani dhe Miriami veç djalit të porsalindur kanë edhe një vajzë së bashku të quajtur, Amelia. / arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme