Google ADS

Maqedoni, 3 raste të reja me koronavirus, shkon në 70 numri i të prekurve

16:10 | 20 Mars 2020
Arditë Shkodra

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp bëri të ditur se nga 43 testime të bëra sot, tre persona kanë dalë me pozitiv.

“Numri i të prekurve me coronavirus është 70”, thotë Filipçe, njofton telegrafi maqedoni.

Ai tha se tre pacientët janë një udhëtare që ka udhëtuar nga Serbia, gjyshja e 4 vjeçares nga Shtipi dhe një pacient nga Shkupi..

Ai tha se qytetet ku ka të infektuar me coronavirus janë Shkupi, Dibra, Shtipi dhe Gostivari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme