Google ADS

Komuna e Skenderajt krijon platformë për evidentimin e qytetarëve që kanë ardhur nga jashtë

14:25 | 20 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se kanë lansuar një platformë online, për të gjithë qytetarët që janë kthyer nga shtetet tjera, shkruan arbresh.info.

Jashari përmes një postimi në facebook ka njoftuar se përmes kësaj platform kërkohet nga këta qytetarë që të dërgojnë të dhënat e tyre, në mënyrë që të ofrojmë shërbime shëndetësore të shpejta e cilësore për pacientë të infektuar me virusin COVID-19.

Ai ka falënderuar edhe krijuesit e kësaj platforme.

“Të dashur qytetarë,
Me qëllim të evidentimit të saktë të qytetarëve të Skenderajt që janë kthyer nga shtetet tjera në Kosovë, në dy javët e fundit, kemi lansuar platformën online, përmes të cilës kërkojmë nga këta qytetarë që të dërgojnë të dhënat e tyre, në mënyrë që të ofrojmë shërbime shëndetësore të shpejta e cilësore për pacientë të infektuar me virusin COVID-19.
Për krijimin e kësaj platforme falënderoj Betim e Mexhit Dajakun, të cilët në mënyrë vullnetare ofruan pa pagesë këtë shërbim për qytetarët e komunës sonë.
Pa panik, por me kujdes të shtuar!”, ka shkruar Jashari./ arbresh.info /

 

www.komunaskenderaj.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme