Në këtë kohë të epidemisë COVID-19 Kosova ka marrë masa emergjente të mbrojtjes, por ende nuk është miratuar dekreti i Presidentit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Në rast të shpalljes së kësaj gjendje është policia dhe ushtria ajo që kontrollon zbatimin e plotë të masave që kufizojnë ose pezullojnë liritë civile dhe të drejtat e njeriut.
Por, derisa veriu i vendit mbetet problematik sa i përket angazhimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në atë pjesë, është KFOR-i që riafirmon angazhimin e njësive të tij për të vazhduar aktivitetet e tyre të përditshme në të gjithë Kosovën, shkruan arbresh.info.
“Ne nuk komentojmë çështje të brendshme dhe vendimet sovrane të autoriteteve të Kosovës”, thonë në përgjigjen e KFOR-it në pyetjen nëse është konsultuar nga autoritetet e Kosovës në lidhje me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Aty thuhet se gjeneralmajor Michele Risi, Komandanti i Misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO, riafirmon angazhimin e njësive të tij për të vazhduar aktivitetet e tyre të përditshme në të gjithë Kosovën, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, siç përcaktohet me mandat me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Zbaton në të njëjtën kohë masa parandaluese kundër COVID19, bazuar në rekomandimet e Organizatave Botërore të Shëndetit. Situata vazhdon të monitorohet nga KFOR në koordinim të ngushtë me Institucionet në Kosovë dhe Komunitetin Ndërkombëtar”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it dërguar arbresh.info.
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës janë të ndarë sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, situatë kjo që solli shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.
Opozita parlamentare ka shprehur përkrahje për dekretin e Presidentit, duke kërkuar të mblidhet Kuvendi për shpalljen e kësaj gjendje.
Kosova aktualisht qëndron më mirë se rajoni sa i përket kontrollit dhe masave mbrojtëse kundër koronavirusit./E.Ballazhi/arbresh.info/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë