Google ADS

Hong Kong raporton 48 raste me koronavirus brenda ditës

11:44 | 20 Mars 2020
Arbresh.info

Hong Kong ka konifrmuar 48 raste të reja me koronavirus të premten, numri më i madh i të infektuarve brenda ditës që nga shpërthimi i virusit.

36 raste të reja që janë regjistruar kanë histori udhëtimi në vendet e prekura nga virusi si në Singapor, Britani, SHBA, Kanada, Tajlandë dhe Zvicër .

Me raportimin e 48 rasteve të reja, numri i të infektuarve arrin shifrën në 257 prej të cilëve 106 pacient janë në gjendje shëndetësore stabile dhe vetëm njëri është në gjendje kritike, shkruan arbresh.info

Hong Kong gjithashtu ka konfirmuar edhe një të infektuar me koronavirus, një kafshë shtëpiake./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme