Pacienti nga Lipjani, i infektuar me koronavirus, ka thënë se kur erdhi nga Gjermania kishte shkuar në Klinikën Infektive për ta bërë testin, por se herën e parë e kishin dërguar në shtëpi.
Ai në një intervistë për “Klan Kosova” tha se gjatë kësaj kohe ka pasur kontakt me shumë mjekë, kolegë dhe të tjerë, pa e ditur që e ka virusin.
“Sot e kam marrë informatën që kam dalë pozitiv. Të hënë kam qenë për ta bërë testin për kooronavirus, por ata më kanë dërguar në shtëpi. Tërë kohën kam qenë nëpër doktorë. Sot prapë më kanë sjellë në Infektivë dhe më ka dalë pozitiv. Po pasi kam shkuar në Infektivë herën e parë, më thanë se s’kam asgjë. Kam pasur kontakt me shumë me mjekë, kolegë gjatë kësaj kohe.
Ai kishte ardhur nga Berlini më 11 mars dhe tha se në bord gjatë fluturimet ka pasur shumë njerëz. “Në aeroport s’na kanë bërë asnjë kontroll. Kemi hyrë dhe dalë pa na kontrolluar”, ka treguar ai.
Lipjanasi tha se nuk ka pasur thuajse asnjë nga simptomat e përshkruar të koronavirusit, përveçse një lodhje të madhe të trupit. “S’kam pasur simptoma, asgjë hiç. Veç lodhje të madhe të trupit. S’kam pasur as dhimbje koke, as temperaturë, veç lodhje rregullisht”, ka treguar ai.
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri