Ëmbëlsirat janë diçka për të cilën, të gjithë ne lakmojmë dhe duket se na tërheqin si magnet për shkak të përbërësve që rrisin disponimin, duke krijuar kështu edhe varësi.
Ëmbëlsirat që ne blejmë kanë efekte të dëmshme në shëndetin tonë nëse i konsumojmë ato në periudha kohore të gjata.
Por nëse nuk e keni ditur, ne mund t’i zëvendësojmë ato me ushqime të cilat përmbajnë sheqerna natyrale të shëndetshme të cilat e zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira.
Fiqtë
Gjatë kohës, kur fiqtë e freskët nuk mund të gjenden, ju mund ti konsumoni ato të thata. Fiku përmban shumë vitamina dhe minerale, por më së shumti, magnez dhe vitaminë C. Fiku pastron metabolizmin duke larguar depozitat e yndyrës, dhe po ashtu sekreton insulinën, e cila ndikon në nivelin e sheqerit në gjak.
Domatet
Domatet preferohen të konsumohen ose të freskëta ose në formë të puresë në baza ditore. Ato përmbajnë nivel të lartë të triptofanit, një aminoacid që trupi e konverton në serotonin dhe një nga mineralet në përmbajtjen e tij është kromi. Kromi redukton dëshirën për ushqim dhe rregullon me sukses glukozën në gjak dhe kolesterolin në trup.
Mollët
Shumica e frutave janë një zëvendësues i shkëlqyeshëm për ëmbëlsirat. Molla është e pasur me fibra dhe karbohidrate të shëndetshme që krijojnë një ndjenjë të ngopjes dhe plotësojnë nevojën për ëmbëlsira.
Kanella
Kjo erezë aromatike nuk është domosdoshmërisht vetëm një përbërës në ëmbëlsira pasi ajo parandalon ndryshimet e papritura në nivelet e glukozës në trup duke larguar kështu nevojën për ushqime të ëmbla. Ju mund të spërkatni kanellë edhe në sallatë frutash, ose edhe në limonadë. Në këtë mënyrë, trupi do të sigurojë një zëvendësim të shëndetshëm për ëmbëlsirat./eo/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...