Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se Turqia do të ofrojë ndihmën e saj për nevojat që do të ketë e Shqipërisë sa i takon situatës për shkak të COVID-19.
Ai theksoi në emisionin ‘Opinion’, se ka marrë mbështetjen e garantuar nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.
“Unë kam folur me Presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm. Ne kemi prej kohësh, prej dy javësh, kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk një listë me kërkesa në rast se do të përmbyset bota, për të mbuluar ato që ju thatë. Atë pjesën kritike atë gjënë që duhet me e pas të garantuar, dhe ne e kemi të garantuar me Turqinë”, pohoi kryeministri Rama.
Superliga vazhdon sot me dy superduele
Të kripura apo të ëmbla në mëngjes, çfarë këshillohet
Izraeli përshkallëzon sulmet kundër Hezbollahut
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kom...
Shënohet 25 vjetori i bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Koso...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj