Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi sot një shtetrrethim njëjavor, lidhur me lëvizjet e qytetarëve, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Masa duhet të nënshkruhet nga qeveria dhe do të hyjë në fuqi brenda natës.
“Është një kërkesë e detyrueshme. Nëse dikush mendon se po e ekzagjeroj, duhet të shohë fotografitë nga Spanja dhe Italia. Atje, nuk do të kujdesen më për të sëmurët, por po transportojnë trupat e viktimave në automjete ushtarake”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, Netanyahu shtoi se urdhërat e emergjencës që do të miratohen nga qeveria përcaktojnë se qytetarët nuk mund të largohen nga shtëpitë, përveçse për të blerë sende ushqimore ose të marrin trajtim mjekësor.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...