Më shumë se 2 mijë punonjës të shëndetit të infektuar në Itali

23:42 | 19 Mars 2020
Trina Galanxhi

Pesë mjekë italianë kanë vdekur si pasojë e infeksionit nga koronavirusi, duke dërguar numrin e mjekëve të vdekur në 13.

Autoritetet kanë zbuluar se 2,629 punonjës të shëndetit janë të infektuar nga koronavirusi, transmeton portal arbresh.info

Fillimisht tre vdekje të reja u emëruan si Luigi Ablondi, ish-menaxher i përgjithshëm i spitalit Crema, Giuseppe Finzi, një mjek spitali në Kremona dhe një mjek i përgjithshëm në Bergamo i quajtur Antonino Buttafuoco.

Pastaj më vonë sot u shfaq se dy punonjës të tjerë mjekësorë kishin ndërruar jetë nga sëmundja, tha federata kombëtare italiane e reparteve të mjekëve.

LEXO EDHE: Në Indi ka filluar të bëhet “vulosja” e duarve të atyre që janë në karantinë për koronavirus

Sipas shifrave, të cilat nxirren nga të dhënat zyrtare, numri i mjekëve të infektuar është rritur për më shumë se 1,500 vetëm në tetë ditët e fundit.

Lajmi për personelin mjekësor të infektuar erdhi në kohën kur Italia regjistroi një rekord infeksionesh, me më shumë se 4 mijë dhe 475 vdekje të reja gjatë ditës së djeshme, duke shpresuar se bllokimi i pashembullt kombëtar kishte filluar të ngadalësojë përhapjen e pandemisë.

Kryeministri italian Giuseppe Conte tani ka paralajmëruar se masat e karantinës ‘do të zgjaten përtej afatit të dhënë fillimisht”.

Numri i vdekjeve në Itali ka kaluar atë të Kinës, pasi për një ditë në Itali kanë vdekur 475 njerëz.

Numri i vdekjeve në rritje e detyroi ushtrinë të ndërhynte dje në qytetin e Bergamos për të transportuar dhjetëra arkivole jashtë qytetit.

Krematoriumi lokal është në krizë, pasi merret me rreth 24 trupa në ditë.

Italianët janë sugjeruar që të qëndrojnë brenda, shkollat dhe universitetet janë mbyllur, dyqanet përveç dyqaneve ushqimore dhe farmacive janë mbyllur, ndërsa së fundmi janë marrë edhe masa për udhëtimet./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme