Google ADS

E tmerrshme, infermierja italiane i dha fund jetës, hidhet në lumë

20:43 | 19 Mars 2020
Arditë Shkodra

Një infermiere italiane 49-vjeç që punonte në spitalin Jesolo, i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Cortellazzo, në Venecia.

Dy ditët e fundit ajo ka qëndruar në shtëpi sepse kishte simptomat e koronavirusit, përfshirë edhe ethet. Ajo kishte bërë testin, por përgjigjia nuk i kishte dalë ende.

“Ajo ishte e përkushtuar në punë, një person i pazëvendësueshëm për kolegët dhe për spitalin”, tha drejtori i spitalit, Carlo Bramezza.

Infermierja punonte në këtë spital që prej vitit 1991 në departamentin e kirurgjisë. Ditët e fundit aji u ofrua që të punonte në departamentin e sëmundjeve infective duke u kujdesur për 25 pacientë me koronavirus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme