Kryeministri Rama ka bërë publik këtë të enjte planin ekonomik për t’i bërë ballë pasojave të mëdha që ka sjellë përhapja e koronavirusit në Shqipëri.
Kryeministri u shpreh se plani ndahet në 7 pika dhe fillimisht ndihma do t’i shkojë personave në nevojë. Rama tha se 2.5 miliardë lekë do të shkojnë direkt për blerjen e pajimeve dhe mbështetjen e nevojave të mjekëve, të cilët ndodhen në reshtin e parë të ‘luftës’.
Rama: Plani ynë për adresimin e nevojave për financim, të atyre që janë prekur drejtpërdrejtë në paganen e përmuajshme ka këto 7 pika:
1. Së pari 2.5 mld lekë për Ministrinë e Shëndetësisë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin
2. 10 mld lekë për garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat
3. 6.5 mld lekë për nevojat imediate për shtrsat në nevojë për biznesin dhe papunësinë
4. 2 mld lekë për mbrojtjen për operacionet humanitare
5. 1 mld lekë për qeverinë për cdo urgjencë
6. Do të fshijmë përgjithmonë kamatëvonesat për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211024 abonentë
7. Do të riskedulojmë tatim fitimin për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë.
Kryeministri foli në lidhje me përpilimin e të paktën 3 planeve nga ana e qeverisë, duke deklaruar se plani A po bëhet publik këtë të enjte.
Rama: Jo unë, por askush në botë, nuk e dimë se deri kur vazhdon kjo luftë prandaj edhe plani ynë do të jetë, A me një rezervë B dhe një C dhe nëse armiku nuk do të largohet për 6 muaj do të vijmë te një plan D, Zoti e di se cfarë forme ka një plan D. Askush nuk e ka një plan të shkruar. Të gjithë besojnë se kjo cudi do të zgjasë 3 muaj. Me të dalë ku të dalë nuk dalim nga shtëpia nesër dhe të biem në një gropë të hapur që të mos dalim as për tre vjet. Plani që do të zbatojmë nuk është ecje qorrazi. Plani unë është nga poshtë lart me kategori dhe shtresat, për më të dobëtit”.
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...