Furnizimi i furrave të bukës me miell në Pejë do të vazhdojë normalisht pavarësisht paraqitjes së coronavirusit në Kosovë.
Kompania M&Sillosi ka njoftuar se po punon me kapacitete të plota në mënyrë që të mos ketë mungesë të produktit bazë nëpër furrat e bukës në Pejë. Kjo është arritur edhe falë bashkëpunimit me Komunën.
Sipas kryetarit Gazmend Muhaxherri, furrat do të furnizohen me sasi të mjaftueshme ditore me miell.
“Do të furnizohen të gjithë furrtarët me rreth 10 tonë miell në ditë. Rreth 28 furra kanë dorëzuar me listë kërkesat e tyre ditore për furnizim me bukë qytetarët e Pejës. Besoj se edhe ditët në vijim do të ketë sasi të mjaftueshme të miellit për qytetarët e Komunës së Pejës”.
Nga kompania M&Sillosi thonë se furnizimi i furrave me miell do të ndodh normalisht ashtu si edhe para shpërthimit të pandemisë.
“Ne mund t’iu sigurojmë se në suaza ditore do t’i furnizojmë furrat me miell ashtu si më parë. Është krijuar pak panik pasi disa furra që janë furnizuar nga furnitorë tjerë tashmë na ka rënë barra neve për furnizim”, deklaroi Edmon Zeka për RTV Dukagjinin.
Ai shtoi se do të furnizohen edhe marketet dhe se nuk ka nevojë për panik.
“Nuk ka nevojë për panik. Njerëzit po krijojnë stoqe nëpër shtëpia duke u bazuar në thash e theme se nuk ka miell”, tha ndër të tjera Edmon Zeka.
Beogradi do që t’i gjykojë krimet në Kosovë, por Brukseli dh...
“Plagët janë ende të hapura”- Greqia i kërkon dëmshpërblimet...
Fotot nga takimi i Kurti me Orav me rastin e dorëzimit të Ra...
Sinani e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i ma...
Jonida Vokshit i vdes babai
Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e nj...