Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar lajmin që publikoi portali arbresh.info sot gjatë ditës.
Thaçi përmes faqes së tij zyrtare në Facebook bëri të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Sipas tij, gjatë kësaj telefonate, është biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Thaçi bën të ditur se presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk./arbresh.info
Postimi i plotë:
Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk. HTH
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...