Numri i infektuar në Gjermani është mbi 10,000, ka njoftuar Instituti Gjerman për Kontrollin e Sëmundjeve.
Raste janë raportuar në të 16 landet gjermane.
Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, tha se ushtria gjermane po përgatitet të ndihmojë në luftimin e pandemisë, nëse shërbimet e tjera civile janë të mbingarkuara me punë.
“Të gjithë duhet të kuptojmë se luftimi i koronavirusit është si një maratonë. Ne po përgatitemi për një skenar më të keq, në të cilin një numër i madh njerëzish do të infektoheshin. Ne kemi njerëz të mjaftueshëm për të ndihmuar”, tha ministrja e Mbrojtjes/rel
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...