Testohen 16 mostra, asnjë rast me koronavirus në Kosovë

16:29 | 19 Mars 2020
Arbresh.info

As gjatë ditës së sotme nuk është shënuar asnjë rast me virusin Covid-19 në Kosovë

Në njoftimin e Institurit Kombëtarë të Shëndetit Publik thuhet se sot janë testuar 16 mostra të dyshimta, mirëpo të gjitha kanë rezultuar negativisht.

Kujtojmë se që nga fillimi I muajit mars deri më tani, janë testuar anë testuar gjithsej 335 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive.

Po ashtu, IKShP bën të ditur se në qendrën e thirrjeve janë pranuar deri më tani 2 mijë e 597 thirrje, ndërkaq vetëm në 24 orët e fundit, janë pranuar 533 thirrje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme