Google ADS

Gjermania thërret rezervistët për të luftuar koronavirusin

15:49 | 19 Mars 2020
Arbresh.info

Gjermania do të vendosë Bundeswehr për të ndihmuar autoritetet civile të luftojnë koronavirusin Covid-19. Rezervistët janë thirrur, pasi shumica e Evropës kalon në një luftë mbi sëmundjen vdekjeprurëse.

“Ne u kemi bërë thirrje të gjithë rezervistëve, veçanërisht atyre me përvojë mjekësore, të regjistrohen pranë nesh,” i tha Ministri i Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer për Financial Times të enjten, transmeton portali arbresh.info.

Karenbauer tha që rezervistët do të mbështesin policinë lokale, transportimin e mallrave thelbësore dhe trajtimin e të sëmurëve.

Për sa i përket rasteve të konfirmuara të koronavirusit, Gjermania është ndër vendet më të goditura në Evropë nga pandemia e vazhdueshme Covid-19, me më shumë se 13,000 kontraktojnë sëmundjen. Tridhjetë e tre pacientë kanë vdekur. Midis të mërkurës dhe të enjten, 1,305 raste të tjera janë regjistruar në Gjermani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme