Google ADS

Limaj thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja

15:20 | 19 Mars 2020
M. A.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partia e tij e mbështet mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq sipas tij, nuk është e domosdoshme vendi të shkojë në zgjedhje.

Limaj këto komente i bëri pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Ne e mbështesim këtë mocion dhe jemi të gatshëm me i dhënë nënshkrimet. Duhet të kemi një qeverisje, nuk është e domosdoshme vendi me shku në zgjedhje”, tha Limaj.

Se a do të përfshihej Nisma në një qeveri gjithëpërfshirëse, ai tha “Ne nuk mund të flasim në mënyrë hipotetike…Pas mocionit me kohë do t’iu informojmë për vendimet tona”.

Sipas tij, vendi nuk guxon të mbetet në vakum institucional dhe duhet të ketë institucione që i përgjigjen situatës në të cilën ndodhet Kosova.

Ai tha se nuk ka pasur dilemë se kjo qeveri do të rrëzohet, por nuk ka pritur që kjo të ndodhë kaq shpejt.

Sipas tij, është pritur një gjë e tillë për shkak të mënyrës së bisedimeve LVV-LDK, jo transparencës, jo partneritetit etj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme