Chris Gough, anestezist, ndau me ndjekësit e tij në Twitter përvojën e tij me Covid-19 dhe rrugën drejt shërimit. ‘Tani që jam më mirë, dua të ndaj me ju simptomat dhe përvojën time, në rast se i vlen kujt,” shkruan ai. “Si pacient, jo si mjek.”
Dita e parë: “Ethe dhe lodhje. Dridhesha dhe djersija gjatë gjithë kohës. Isha jashtëzakonisht i lodhur, më dhimbte gjithë trupi. Temperatura qëndronte rreth 38.5 gradë celcius. S’kisha fare oreks. Nisa të kollitesha pasdite. S’ishte kollë e fortë dhe as e shpeshtë. Tek tuk, sa për të më kujtuar se mushkëritë s’i kisha mirë.”
Dita e dytë: “Zero energji. Shtrirë gjithë ditën. Djersija dhe dridhesha, por jo si një ditë më parë. Kolla u shpeshtua. Nisi të më dhimbte koka, trupi më dhimbte i gjithi dhe ndihesha i dobët. Aspak oreks. Në darkë u përmirësova.”
Dita e tretë: “Ndihem më keq. Koka më dhemb më shumë dhe jam më i lodhur. Kollitem më rrallë. Oreksi po kthehet, por jo si më parë. Kam fjetur shumicën e ditës dhe kur s’kam fjetur, kam qëndruar shtrirë.”
Dita e katërt: “I lodhur dhe pa oreks. Kolla është goxha më e rrallë. Koka më dhemb, por po bëhet më mirë. Më dhembi gjithë trupi, s’bëj dot asgjë.”
Dita e pestë: “Akoma i lodhur. Koka s’më dhemb më. Më është kthyer 1/2 ose 2/3 e oreksit. S’kam pikë dëshire të ngrihem në këmbë apo të dal nga shtëpia.”
Dita e gjashtë: “Ndihem pak më mirë. Më zuri gjumi në divan. Vijoj të jem i lodhur dhe të mos kem energji. S’dua të dal nga shtëpia.”
https://twitter.com/GoughCJ/status/1239587299136098305
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...