Google ADS

MSH Maqedoni: Deri në ora 11:00 nuk ka raste të reja, të infektuarit janë në gjendje stabile

12:00 | 19 Mars 2020
V. S.

Ministria e Shëndetësisë informon se këtë mëngjes (ora 11:00) nuk janë regjistruar raste të reja të të prekurve nga coronavirusi.

Mbrëmë vonë në kuadër të skriningut, janë bërë 22 teste, ndërsa të gjithë kanë qenë negativë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri i të prekurve në vend është 42. Të gjithë ata janë në gjendje stabile dhe tek asnjëri prej tyre nuk ka përkeqësim.

Gjatë dits së sotme epidemiologët do të punojnë në lokalizimin e personave, të cilët kanë pasur me pacientët që janë prekur nga virusi.

Në aeroplanët që dje para mbylljes së Aeroportit të Shkupit aterruan, nuk kishte udhëtarë të dyshimtë. Të gjithë ata janë detyruar për vetë-izolim./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme