Kryetari i LVV-së në Lipjan, Avni Jashari i ka quajtur ‘antibiotik’ kundër mafias, krimit e korrupsionit, kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se të dy janë bërë makth i tmerrshmi mafias njëso si Giovanni Falcone e Paolo Borselino dikur në itali, shkruan arbresh.info.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin.
Përderisa vitet 90` në Itali, Giovanni Falcone e Paolo Borselino u bënë makthi më i tmerrshëm i mafias, krimit të organizuar dhe çdo të keqeje që kishte kapluar Italinë nga pas Lufta e Dytë Botërorë, Albin Kurti e Vjosa Osmani sot më ngjajnë në këto dy figura.
Këto dy figura emblematike dhe hirojnë të Italisë moderne kishin një gjë, shtetin e tyre ta shihni të lirë nga zgjedha mafioze sepse bashkë-ndjenin vuajtjet së bashku me italianët pa dallim, nga jugu e në veri. Paragonimi është mase i drejt këtë rast, edhe Kurti e Osmani janë personalitet e para jo vetëm nga lufta e fundit por nga Lufta e Dytë Botërore që bashkë-ndjejnë me popullin dhe janë pjesë e tij në të gjitha sfidat dhe në të gjitha rrethanat siç po dëshmohet edhe tani në këtë kohë të kësaj emergjence.
Populli është me ju sepse ju jeni me popullin, ata (klani politiko-mafioz) tani më janë vetëm, përpëlitjet e fundit të tyre janë këto ngase kjo tokë nuk duron tradhtarët siç nuk i kishte duruar asnjëherë, kjo tokë e shenjt dardane tani i ka këta dy prijës që i kishte pritur prej kohësh e që amanetin e të gjithë atyre që ranë duke mbrojtur integritetin territorial do ta qojnë në vend. Albin Kurti e Vjosa R. Osmani ky “antibiotik” i pazëvendësueshëm kundër mafias, krimit e korrupsionit./arbresh.info/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...