E kthyer tashmë në një pandemi pas infektimit të më shumë se 100 vendeve, koronavirusi po vijon përhapjen e tij në të gjithë botën.
Nga kjo pandemi edhe Kosova është prekur qysh javën e kaluar kur u shënuan të dy rastet e para. E ndërsa deri më tani kemi gjithsej 20 të infektuar me Covid-19 apo ndryshe pandemia koronavirus.
Në komunën e Hanit të Elezit ende nuk është shënuar ndonjë raste me Covid-19, kështu thotë drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Hanit të Elezit, Medina Imishti.
Sipas saj deri më tash në këtë komunë janë ekzaminuar vetëm 10 raste, që kanë ardhur nga vendet epidemike ku janë rekomanduar për vetëkarantinim deri në 14 ditë, meqenëse nuk kanë paraqitur simptoma të virusit Covid-19.
“Deri tash i kemi 10 raste të shënuara apo identifikuara të cilët kanë ardhur nga vendet epidemike, nga ekipet mjekësore në zonën kufitare i janë mbushur Chek-listat, formularët dhe deklarata, ku janë rekomanduar për vetëkarantim deri në 14 ditë, meqenëse nuk kanë paraqitu simptoma të virusit Covid-19”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë po ashtu se ekipet në terren janë mobilizuar dhe se pacientët janë duke u mbajtur në kontroll.
“Ekipet mobile të terrenit gjithashtu i kanë vizituar gjithë këta pacient ku vazhdimisht po mbahen nën kontroll në rast të paraqitjes së ndonjë simptome”, ka thënë drejtoresha e shëndetësisë në këtë komunë, Medina Imishti.
Gjithashtu ajo thotë se në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë, dhe disa komuna janë duke kujdestaruar në pikën kufitare dhe në terminalin doganor këtu në Han të Elezit.
“Përndryshe në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë, në ndihmë të “QKMF”, nga komunat si ajo e Kaçanikut, Ferizajt, Gjilanit dhe Obiliqit jemi duke kujdestaruar në pikën kufitare dhe në terminalin doganor këtu në Han të Elezit”, ka thënë drejtoresha për Shëndetësi në Komunën e Hanit të Elezit, Medina Imishti.
Po ashtu, drejtoresha Imishti, ka treguar se pranë objektit të “QKMF”-së, “Dr.Menduh Kaloshi”, është vendosur edhe tenda e cila do të shërbej për trizhimin e rasteve të dyshuara me Covid-19, e vendosur në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës.
Gjithashtu sot pranë objektit të “QKMF”-së, “Dr.Menduh Kaloshi”, është vendosur edhe tenda e cila do të shërbej për trizhimin e rasteve të dyshuara me Covid-19. Është vendosu në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës ku do të punohet 24 orë”, ka thënë Imishti.
E pyetur se Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, a ka mungesë të mjeteve mbrojtëse, ajo thotë se nuk kemi mungesë dhe se gjithashtu kanë marrë konfirmim nga Ministria e Shëndetësisë që këto ditë do të ketë furnizim të plotë.
Deri tani rreth 8007 persona kanë humbur jetën, ndërsa 201.549 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Rreth 82.034 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit në të gjithë botën./E.Ballazhi/arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë