Më poshtë do të gjeni një listë me gabime që bëni çdo ditë, pa e kuptuar ç’mëkat po i bëni lëkurës. Ndoshta pas këtij artikulli, nisni një kapitull të ri.
1. Larja e shpeshtë e fytyrës
Do të përfundoni duke tharë lëkurën dhe s’është fare mirë.
2. Mos e kaloni masën me scrub-in
E dimë që shtresat që fytyra zë herë pas here kanë nevojë për një pastrim të thellë, por kujdes. Duhet të dini të dëgjoni ç’thotë lëkura juaj dhe nisni njëherë me hidratim. Scrub-in përdoreni vetëm nëse shihni që pas hidratimit pikat e zeza dhe shtresat e panevojshme janë ende aty.
3. Boll i kuruat aknet pjesërisht!
Duhet të dini se fytyra me akne ka nevojë të trajtohet e gjitha. Kurimi i pjesshëm nuk vlen.
4. Mos përdorni shumë produkte njëherësh!
Ideja se duke përdorur shumë produkte do të shihni rezultate më të shpejta, është e gabuar. Më mirë është të përdoroheni tek një ingredient (si përshembull retinoli) dhe ta përdorni për një kohë të gjatë.
5. Mos u tregoni agresivë me lëkurën!
Çelësi është mënyra e masazhimit. Gabimi rëndohet dyfish tek ata që kanë lëkurën të ndjeshme. Tregohuni të butë me lëkurën, për t’i mbajtur acarimet e mundshme sa më larg jush.
6. Mungesa e kremit të diellit!
Gabimi më i pafalshëm. Kremi i diellit duhet në çantë në çdo stinë apo klimë. Aq më tepër nëse fytyra juaj është delikate.
7. Make up-i në fytyrë
Mos flini kurrë me grim në fytyrë. Puçrrat dhe iritimet i keni të garantuara mëngjesin tjetër.
8. Dietë e varfër ushqimore
Mungesa e konsumit të ushqimeve që duhen, ju çon drejt plakjes së parakohshme. Përveç gjeneve, që padyshim luajnë rolin e tyre, kujdesuni për çfarë hani.
9. S’pini ujë!
Eshtë produkti më i lirë i bukurisë dhe më i rëndësishmi. Mund të përdorni kremrat më të shtrenjtë e trajtimet më popullore, por nëse nuk konsumoni ujë mjaftueshëm, asgjë s’ka vlerë.
10. Përdorimi i tepërt i hidratantit kur ke fytyrë të yndyrshme.
Hidratanti nuk funksionin për të gjithë njësoj. Nëse keni lëkurë të yndyrshme nuk është nevoja për shumë hidratim.
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem