Një gardërobë e sofistikuar ju jep pa dyshim prezencë në çdo takim, por kjo magji nuk do të ishte e plotë, nëse nuk do të kompletohej me dy produktet kyçe për çdo femër: falë parfumit dhe buzëkuqit, mund të ndryshoni paraqitjen tuaj dhe të shndërroheni në mbretëreshën e mbrëmjes. Për të qenë të përgatitura në çdo rrethanë apo çast të ditës, në çantën tuaj nuk duhet të mungojnë asnjëherë produktet mit për t’u shndërruar në ikonë vetëm në pak minuta. Living sugjeron:
Shkëlqyes buzësh rouge Allure Ink Chanel
Një shkëlqyes mat, me shumëllojshmëri ngjyrash, i cili dhuron rehati, pasi përthithet menjëherë nga buzët, duke mos lënë gjurmë. Aplikimi i tij ju dhuron njëkohësisht hidratim dhe ngjyrë intensive. Mbi të gjitha është rezistent ndaj ujit, ndaj ju lejon të hani ose të pini pa u shqetësuar për ngjyrën, pasi ajo qëndron njëlloj intensive për 8 orë.
Parfum Gabrielle Chanel Essence
Karakteri i guximshëm dhe i pavarur i Gabrielle Chanel do të përcaktonte fatin e saj dhe do të ndryshonte rrjedhën e histories së modës. Në vitin 2017, marka CHANEL krijoi një aromë për nder të saj, e cila pasqyron shpirtin e saj të jashtëzakonshëm, të vendosur dhe pasionant: GABRIELLE CHANEL. Ky krijim është një shprehje e personalitetit të Gabrielle, ndaj dhe parfumi personifikon dëshirën për të qenë unike dhe vetvetja. Aroma shpërthen me intensitet, duke i ftuar të gjitha femrat të zbulojnë vetveten dhe të ndjekin instinktet, duke qenë të lira.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...