Koronavirusi që shpërtheu në qytetin kinez Wuhan, po përhapet me shpejtësi në një nga pjesët më të dendura të popullsisë në botë.
I kthyer tashmë në një pandemi pas infektimit të më shumë se 100 vendeve, koronavirusi po vijon përhapjen e tij në të gjithë botën.
Nga kjo pandemi edhe Kosova është prekur qysh javën e kaluar kur u shënuan të dy rastet e para. E deri më tani kemi gjithsej 20 të infektuar me Covid-19 apo ndryshe pandemia koronavirus.
Ndërsa, sa i përket kësaj pandemie njohësit e sigurisë, e vlerësojnë se Kosova ka marr masat e duhura kundër kësaj pandemie Covid-19. Por, problematike shihet kontrolli i pjesës veriore, konkretisht komunave me shumicë serbe.
Drejtori për siguri në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, për arbresh.info, thotë se ka një lloj tendencë të vazhdueshme për të përvetësuar sukseset.
“Virusi covid 19 si pandemi e cila u shpall nga OBSH-ja, e cila njëherit ka prekur edhe Kosovën, dyshoj se i ka gjetur në befasi, jo vetem Kosovën por të gjithë globin. Në Kosovë vërehet se ka një përpjekje për një mobilizim serioz për përballimin e kësaj situate, por vërehet se është duke munguar menaxhimi profesional dhe po ashtu ka një lloj tendence të vazhdueshme për të përvetësuar sukseset. Ne besojmë se duhet koordinuar punët në mënyrë profesionale e jo në dimension të meritokracisë. Për momentin numri i personave të infektuar nuk është i pa menaxhueshëm, por duhet të punohet në drejtim të sigurimit të informacioneve për kontaktet që kanë pasur personat e infektuar me personat e tjerë, e kështu të kontrollohen ata persona”, ka thënë Elezi.
Po ashtu, Elezi ka shtuar se Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës po kryejnë detyrat dhe detyrimet konform misionit që kanë.
“Ekziston mundësia e angazhimit të PK dhe FSK në mënyrë të veçantë për tejkalimin e situate, sidomos në pjesën teknike e saktësisht përdorimin e infrastrukturës së tyre”, ka thënë ai.
Sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, Elezi mendojn se paraprakisht duhet bërë një analizë e thuktë nga një ekip apo komision profesional ngase duhet vlerësohen edhe pasojat eventuale ekonomike.
“Në rendë të parë sigurisht se vjen siguria e qytetarëve, por edhe siguria ekonomike duhet kihet parasysh sepse Kosova është mjaft e ekspozuar para një situate të rëndë ekonomike”, ka thënë drejtor për siguri në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, për arbresh.info ka thënë se, Kosova ishte dashur ta bllokonte kufirin që atëherë kur neve Shqipëria na bllokoi kalimin.
Masat e jashtëzakonshme, sipas tij, duhet të shihen në dy aspekte:
Aspekti se nëse vazhdon kjo situatë kryetarët e komunave serbe në Kosovë me theks të veçantë ato veriore kanë të drejtën e kërkimit të ndihmës nga Serbia si arsyetim të mbështetjes humanitare duke e shkelur taksën e vendosur nga qeveria qendrore. Dhe për të parandalu një eskalim eventual në atë pjese në mes strukturave të sigurisë se Kosovës dhe atyre paralele të serbeve, atëherë kjo masë është e pranueshme.
Nëse kjo mase është menduar në gjendjen reale (jo në letër), që të futen gjitha komunat e me shpresë që kështu të kontrollohet lëvizja e qytetarëve dhe të izolohen rastet eventuale edhe me ndihmën e FSK-së (e cila do të mbështetë policinë), në ruajtjen dhe garantimin e sigurisë unë me këtë masë do të pajtohesha. Pra mos të harrojmë që Kosova ka institucione dhe mekanizma të cilët e kontrollojnë çdo veprim politik (Vendimet/Raportet Presidencë/Qeveri ) dhe ato operacionale (FSK ,PK , Emergjencat Civile) nëse konstatohet që si shkaktar i këtij veprimi apo atij vendimi, apo mos veprimi kemi humbje jetrash atëherë duhet që përgjegjësin penale t’ju bartet institucioneve politike të (mos)veprimit.
Deri më tani Kosova ka shënuar 20 raste me koronavirus./E.Ballazhi/arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...