Real Madrid dëshiron që mbrojtësi i krahut, Achraf Hakimi të rikthehet nga Borussia Dortmund, por nuk mund t’i garantojë minuta.
Sipas Diario AS, Hakimi ka pranuar të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, por dëshiron që të jetë në ekipin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Hakimit në qershor i skadon huazimi prej dy vite të Dortmund, por nëse “Los Blancos” pranojnë atëherë gjiganti gjerman do ta mbajë në skuadër.
Nuk është e qartë e ardhmja e tij sepse te Dortmund është në formacionin e parë, ndërsa te “Mbretërit” është Dani Carvajal me Alvaro Odriozola dhe Nacho Fernandez që luajnë gjithashtu në të njëjtin pozicion.
Maroku në fanellën e “Verdhëzinjëve” ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar shtatë gola dhe kontribuar me 10 asistime./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?