Google ADS

Pasojat e mungesës së një qeverie në këtë kohë 

09:00 | 19 Mars 2020
Arbresh.info

Përplasjet ndërmjet koalicionit qeverisës për shkak të shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme kanë nxitur reagimin jo vetëm të LDK-së, dhe të një pjese të shoqërisë civile, por ka ngjallur reagim edhe nga instancat tjera të Kosovës.

Drejtori për Siguri në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, për arbresh.info, ka thënë, nga shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, ka krijuar një situatë të re dhe shumë shqetësuese, sepse Kosovës po i hapen problem të tjera që mund të kenë pasoja shumë të rënda.

“Kosovës i hapen e probleme të tjera të cilat mund të kenë pasoja shumë të rënda, madje edhe ndoshta të pa riparueshme, sidomos nëse marrim parasysh zotimet e Kosovës në raport me SHBA-të për çështjen e përfundimit të dialogut. Partnerët e koalicionit duhet të kenë parasysh pasojat dhe përgjegjësinë politike që kanë në ketë rast. Kosova që prej vitit 1999 asnjëherë nuk ka qenë në një situatë kaq të rëndë të politikës së brendshme, sidomos raportet në mes Presidentit, Qeverisë dhe Kuvendit, po ashtu edhe dallimeve të thella të pozitë dhe opozitës”, ka thënë Elezi.

Po ashtu, me këtë çështje ka folur edhe analisti politik, Rexhep Shahu.

Ai ka thënë, për arbresh.info, se shkarkimi i Veliut, nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme, tregon se qeveria është trup individësh që nuk e durojnë njëri-tjetrin.

“Nëse është në pyetje ndonjë konflikt sa i përket kërkesës amerikane për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, atëherë Kosova do të ketë shumë problemë që burojnë nga arroganca qeveritare dhe shpërfillje e Amerikës. Amerika nuk po kërkon mend prej shqiptarëve, por po jep këshilla që shqiptarët duhet t’i zbatojnë pasi me këshillat e mbështetjen amerikane kemi sot dy shtete shqiptare, kemi Kosovën të lirë, e të pavarur”, ka thënë analisti Rexhep Shahu.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është shkarkuar gjatë ditë së djeshme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar daljen nga koalicioni./arbresh.info/E.Ballazhi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme