Google ADS

United zvogëlon çmimin e Paul Pogba

08:38 | 19 Mars 2020
Arbresh Info

Manchester United është i gatshëm të pranojë ofertën për 100 milionë euro vetëm për ta shitur mesfushorin Paul Pogba.

“Djajtë e Kuq” verën e kaluar kërkuan plotë 180 milionë euro për francezin dhe refuzuan oferta të shumta nga Real Madrid e Juventus, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, raportimet e fundit nga Sun thonë se United do e pranojë ofertën prej 100 milionë euro për kartonin e fituesit të Kupës së Botës.

Thuhet se Juventus e Real Madrid vazhdojnë të jenë të interesuar, ndërsa garës i është bashkuar edhe PSG.

Momentalisht Pogba është duke u shëruar nga lëndimi dhe me shumë mundësi do jetë i gatshëm të luajë kur të rikthehet sezoni./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme