Google ADS

Mjeku italian vdes nga koronavirusi pasi punoi pa doreza për shkak të mungesës

08:29 | 19 Mars 2020
Arbresh.info

Një mjek 57-vjeçar që testoi pozitiv për koronavirus dhe që ishte duke punuar në një spital në qytetin e Codogno ka ndërruar jetë.

Marcello Natali  ishte hospitalizuar në Cremona para se të transferohej në Milano pasi kishte fituar pneumoni të dyfishtë, transmeton portali arbresh.info.

Në një nga intervistat e fundit para se të testohej pozitiv për COVID-19, ai tha për Euronews që i ishte dashur të punonte pa doreza: “Kanë mbaruar ato”, kishte thënë ai.

Gjithashtu ai tha se në Codogno dhe në një vend në afërsi Casale, 14 nga 35 mjekët ishin në karantinë apo të hospitalizuar deri më 28 shkurt.

“Ne nuk ishim të përgatitur për koronavirus: si doktorë të epokës pas antibiotikut, ne u rritëm duke menduar se një pilulë kundër gjithçkaje ishte e mjaftueshme,” tha ai.

Vdekja e Natali u konfirmua nga një përfaqësues i Federatës Italiane të Praktikuesve të Përgjithshëm, i cili tha se edhe ai vuante nga pneumonia e dyfishtë për shkak të koronavirusit.

“Është një luftë”, tha ai.

Italia njoftoi një numër rekord ditor të vdekjeve prej 475 të mërkurën, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në 2.978, me gati 36,000 raste të konfirmuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme