Sulmuesi, Willian insiston se do të jap më të mirën për Chelsean deri në fund të sezonit.
Brazilianit i skadon kontrata në qershor, ndërsa ende nuk e ka vazhduar sepse nuk është duke arritur marrëveshje me “Blutë”, transmeton portali arbresh.info.
Willian pavarësisht që do jetë në “Stamford Bridge” deri në verë, ka thënë se do të bëj më të mirën deri në fund për fanellën e Chelseas.
“Kontrata ime përfundon në qershor. Mund të ndodh vazhdimi i kontratës. Por është e qartë se nuk është e sigurt”.
“Nuk e dimë çfarë mund të ndodh. Por, pa asnjë dyshim si gjithmonë do jem gati për të dhënë më të mirën për klubin, pavarësisht situatës së kontratës”, deklaroi ai.
Barcelona, Arsenal dhe Tottenham janë tri klubet më të interesuara për shërbimet e tij./arbresh.info.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...