Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka treguar se me kë do të dëshironte të luante si shok skuadre, por edhe si kundërshtar.
Futbollisti sllovak ka thënë se ish-kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002, Luis Nazario da Lima Ronaldo ka qenë idhulli i tij në fëmijëri.
Për sa i përket mbrojtësit më të mirë në botë, ai e rendit në vendin e parë kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramosin.
“Kundërshtarin më të fortë? Do të doja ta kisha shok skuadre, por dhe rival. Do të dëshiroja Ronaldo ‘Fenomenin’. Ai ka qenë futbollisti im i preferuar kur isha fëmijë”.
“Jam përballur me shumë sulmues të fortë, si Cristiano Ronaldon, Lionel Messin, që janë më të mirët në botë për momentin. Edhe Lylian Mbappe e Zlatan Ibrahimovic janë shumë të vështirë për t’u ndalur. Me Zlatanin e kisha të vështirë gjatë derbit të fundit”.
“Mbrojtësit më të mirë? Sergio Ramos është një lider”.
“Pastaj vjen Van Dijk, që ka bërë shumë në këto dy-tri sezonet e fundit. Edhe Kuolibaly, pavarësisht se nuk po kalon kohën më të mirë”, ka thënë futbollisti sllovak në intervistën e tij. /Telegrafi/
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve