Ujësjellësi Regjional “Prishtina” ka njoftuar se kanë intervenuar para një ore për shkak të një avarie të papritur në fabrikën për trajtimin e ujit në Badoc.
Sipas njoftimit prishja është sanuar në afat rekord për 20 minuta.
“Të nderuar konsumatorë, ju që furnizoheni me ujë të pijshëm nga fabrika e trajtimit të ujit Badovc, për shkak të një avarie të papritur në fabrikë kemi qenë të detyruar të intervenojmë para një ore.Defekti në fabrikë u sanua nga ekipet mobile të ujësjellësit në afat rekord për 20 minuta ”
“Ekipa mobile përbëhet nga UD i kryeshefit Kapllan Parduzi, sekretari Salih Gjonbalaj, zyrtari kryesor financiar Sokol Duraku, drejtori teknik Sokol Xhafa,menaxheri i prodhimit Ylber zabërgja, shefat e fabrikave të ujit dhe stafi tjetër përcjellës nga teknika dhe elektromakineria “- njofton Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.
Ju njoftojmë për këtë dhe mos u shqetësoni për asgjë, madje edhe nëse në krojet tuaja u vije ujë i turbullt për kohë të shkurtë, vetëm ta leni rubinetin hapur deri në kthjelltësinë e tij.
Me këtë rast, falënderime të panumërta për ekipet mobile të KRU, “Prishtina,” sh.a. për punën e palodhshme dhe gatishmërinë e pashembullt në këto momente, kur uji na duhet më së shumti!
Nëse ju vije ujë i turbullt në rubinetin tuaj, mos u shqetësoni, leni të rrjedhë uji deri në kthjelltësinë e tij, porositë KRU Prishtina
Sfidat e të moshuarve në Shqipëri, 10,8% e tyre jetojnë vetë...
Derbi i mbrëmjes në Champions League/ Inter dhe Arsenal publ...
Kamala Harris pranon rezultatin, uron Trump-in për fitoren n...
“Dogjën kartën e Vettingut”, Kica-Xhelili thotë ...
“Alamet djali” – vajzat me mendjen te Atilla, ish-bashkëshor...
Presidencialet në SHBA/ Trump fiton edhe në Michigan