Google ADS

Limaj: Nisma mblidhet nesër, diskuton mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti

00:19 | 19 Mars 2020
Trina Galanxhi

Nisma Socialdemokrate do të mblidhet nesër për mosbesimin që pritet ta inicioj kreu i LDK-së, Isa Mustafa për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

Kështu ka thënë për Klan Kosovën, vet kreu i Nismas Fatmir Limaj ndërsa tha se opozita i mirëpret mosbesimet e tilla por pritet të dalin me qëndrim final.

‘’Janë zhvillime të pritshme’’.

‘’Natyrshëm nuk kam parë një përfundim tjetër sesa kjo e sotmja. Nisma nesër do të mblidhet për ta diskutuar këtë temë’’.

‘’Parimisht opozita gjithmonë mirëpret mocionet e mosbesimit.  Kjo është e pritshme, kjo e sotit është më tepër një shkas’’.

‘’Ju kujtohet votimi i Kryetarit të Kuvendit pa u konsultuar me kabinetin. Pastaj taksa’’.

‘’Fatkeqësisht Kosova duhet të jetë e kujdesshme me aventura të tilla. Nuk bëhen aventura me shtetin’’.

‘’Tashmë është dëshmuar se një Qeveri që nuk mbështet partneritetin me SHBA-të nuk ka jetë’’.

‘’Tani ne duhet të marrim vendim për mocion e shohim me radhë’’.

‘’Duhet respektuar rregulloret dhe ligjet. Përndryshe Kosova ka institucione që do të vazhdojë të kujdesen për të luftuar koronavirusin’’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme