Zbatimi i Statutit shpëton UP-në

08:19 | 18 Tetor 2015
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka apeluar tek organet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që të kenë në rend të parë interesin institucional të Universitetit dhe të “shkarkohen” nga mospajtimet.

Sikurse për studentët, ashtu dhe për stafin akademik ai ka thënë se përgjigjet për kërkesat e tyre duhet t’i kërkojnë në Statut dhe askund tjetër.

Në një intervistë dhënë për “Zërin”, Bajrami thotë se zgjidhja ekziston dhe se aj, sipas ministrit, është se kriteret statutare për avancim nuk mund të tejkalohen me votim të organeve të Universitetit.

Bajrami ka thënë se Këshilli Drejtues, të hënën, do të bëjë përpjekje që përmes diskutimeve të përbashkëta të tejkalohen mospajtimet rektor-Senat.

Ndërsa, për të gjitha shkeljet që mund të bëhen në UP ai ka kërkuar të jepet përgjigje adekuate dhe të merren masat konkrete të ndëshkimit.

Ndërsa, i ka quajtur të papranueshme veprimet që pengojnë dhe bllokojnë punën e Rektoratit, duke përçuar kështu mesazh tek studentët se dëmtojnë vetë interesat e studentëve dhe punën e Universitetit, i cili është në shërbim të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme