Nisma Socialdemokrate ende nuk ka mbledhur strukturat e saja për të vendosur rreth votës së mosbesimit për Qeverinë Kurti.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka deklaruar se do të iniciojë votë të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti. E deri te ky vendim i LDK-së ka ardhur për shkak që kryeministri Albin Kurti, ka shkarkuar Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike pa ndonjë paralajmërim.
Mirëpo, lidhur me votën e mosbesimit, lajmi.net ka kontaktuar me deputetin e Nismës Socialdemokrate, Endrit Shalën.
Shala ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë qëndrim përfundimtar sa i përket votës së mosbesimit, por që sipas tij, Nisma është deklaruar me kohë se Kurti është i paaftë për të qenë kryeministër dhe se një gjë e tillë u vërtetua edhe në këtë situatë që gjendet Kosova, pra në situatën e pandemisë COVID-19.
“Qëndrimin vetëm sa e ka dhënë LDK-ja. Normalisht se Nisma organet e saja drejtuese do të mbajnë takim dhe do të vendosin për këtë çështje. Ju qëndrimin tonë për këtë qeveri veçse e dini. Ne kemi deklaruar disa herë që Albin Kurti është i paaftë për të qenë kryeministër dhe kjo u pa edhe paaftësia e tij me udhëheq me vendin e sidomos me udhëheq me vendin në situata të tilla çfarë ka qenë Kosova në këto ditët e fundit. Nisma në momentin kur organet e saja drejtuese të marrin vendim për këtë qëndrim atëherë ne edhe do ta bëjmë publik qëndrimin tonë për këtë çështje”, deklaroi Shala.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...